Form cover
Page 1 of 8

Pyetësor: Vlerësimi i platformës Superpuna në punësimin e të rinjve

Përshëndetje,

Mirë se vini në këtë pyetësor! Faleminderit që keni marrë kohën për të kontribuar në këtë hulumtim.

Superpuna është një platformë për punësimin e të rinjve e krijuar nga Qeveria e Kosovës. Qeveria synon të lehtësojë aksesin e punëkërkuesve të rinj të moshës 18-29 vjeç në tregun e punës, përmes subvencionimit të pagës prej 264 € për gjashtë muajt e parë të punësimit.

Ky pyetësor është hartuar për të mbledhur mendimet dhe përvojat e atyre që janë ose kanë qenë të përfshirë në program. Qëllimi ynë është të kuptojmë më thellë efektivitetin dhe ndikimin e iniciativave të tilla, si dhe të identifikojmë mundësitë për përmirësime dhe zgjerime të mëtejshme.

Përfshirja juaj është thelbësore për suksesin e këtij hulumtimi dhe ne ju vlerësojmë kohën dhe përkushtimin tuaj. Ky sondazh bëhet vetëm për qëllime kërkimore akademike. Pjesëmarrja juaj është vullnetare dhe të gjitha përgjigjet do të mbahen konfidenciale dhe anonime.

Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.