Paketat e KLIPHIT — Zgjidh Nivelin Tënd
Çdo fushatë KLIPHIT është e ndërtuar mbi një parim të thjeshtë: njerëz realë, llogari reale, rezultate reale. Asnjë bot. Asnjë truk. Vetëm TikTok organik, ashtu siç funksionon algoritmi.
Kur 30, 90 ose 300 njerëz postojnë për ty njëkohësisht në TikTok, algoritmi e lexon si trend. FYP-i shqiptar është i vogël, dhe ne e dimë saktësisht si ta mbushim. Çdo fushatë starton brenda 48 orëve. Çdo postim vjen nga një llogari e vërtetë. Çdo shikim është organik.
Numrat sot nuk kanë rëndësinë e dikurshme, pasi me KLIPHIT shqiptarët do të dëgjojnë për ty në një mënyrë ose një tjetër!
Influencerët shqiptarë me 50,000+ ndjekës kërkojnë deri €50-200 për një postim të vetëm. Me KLIPHIT, me €199 merr 30 postime njëkohësisht me garanci.
Në këtë faqe kemi përfshirë edhe “minimumin” e shikimeve, për transparencë totale, edhe pse KLIPHIT dhe punëtorët e tij do të synojnë gjithmonë rezultatin më të mirë dhe sa më viral!
“Shtysa e Parë”Për momentet kur ke diçka të mirë për të treguar dhe thjesht të duhet më shumë ekspozim për ta vënë në lëvizje.
Artistë të rinj, këngë të reja, kafene, restorante, dyqane, produkte, marka personale dhe biznese lokale.
Perfekte edhe nëse dëshiron të provosh KLIPHIT për herë të parë pa nisur menjëherë me një promovim të madh.
• 15 punëtorë
• 2 postime secili
• 30 postime totale
• Publikimi i postimeve: deri në 48 orë
• Monitorimi i shikimeve: 7 ditë
• Postimet qëndrojnë publike minimumi 14 ditë
📍 Referencë: 20,000+
📊 Pritshmëri: 30K – 80K
📈 Performancë e fortë: 150K – 300K
🔥 Potencial viral: 500,000+
Me €199, je duke paguar €6.60 për postim. Një postim tek një influencer mesatar shqiptar kushton €80-200, dhe është vetëm një zë, jo tridhjetë.
“Kur Dëshiron të Bësh Zhurmë”
Nuk është vetëm një shtysë, është një valë. 90 postime njëkohësisht do të thotë që kudo që shkon një shqiptar në TikTok, shanset që të shohë përmbajtjen tënde janë shumë të larta.
Artistë, këngë dhe videoklipe, evente, restorante, nightlife, fashion, beauty, e-commerce, produkte të reja dhe biznese në rritje.
Është zgjedhja ideale kur dëshiron që promovimi yt të ndihet dukshëm më i madh se një reklamë apo postim i vetëm.
• 30 punëtorë
• 3 postime secili
• 90 postime totale
• Publikimi i postimeve: deri në 48 orë
• Monitorimi i shikimeve: 7 ditë
• Postimet qëndrojnë publike minimumi 14 ditë
📍 Referencë: 50,000+
📊 Pritshmëri: 100K – 300K
📈 Performancë e fortë: 400K – 800K
🔥 Potencial viral: 1,500,000+
300,000 shikime organike në TikTok shqiptar do të thotë që pothuajse çdo shqiptar aktiv në platformë e ka parë emrin tënd të paktën një herë. Me €350.
“Shkalla Maksimale”DOMINATION është promovimi më i madh që ofron KLIPHIT.
60 njerëz. 300 postime. Një promovim i organizuar në shkallë të madhe.
Është ndërtuar për lançime dhe projekte ku kërkohet prezencë serioze në TikTok dhe një volum shumë më i madh publikimesh.
Marka të mëdha, artistë të njohur, albume, festivale, lançime kombëtare, kompani, organizata dhe fushata politike.
Për projektet ku një promovim i vogël thjesht nuk mjafton.
300 postime për €1,499.
• 60 punëtorë
• 5 postime secili
• 300 postime totale
• Publikimi i postimeve: deri në 48 orë
• Monitorimi i shikimeve: 7 ditë
• Postimet qëndrojnë publike minimumi 14 ditë
📍 Referencë: 150,000+
📊 Pritshmëri: 400K – 1M
📈 Performancë e fortë: 1.5M – 3M
🔥 Potencial viral: 5M+
Një billboard në Tiranë për një muaj kushton €800-2,000. E sheh 50,000 njerëz që kalojnë. Me DOMINATION, për €1,499 arrin deri në 5,000,000 shikime organike, njerëz që e zgjodhën vetë ta shikojnë.
Algoritmi i TikTok është i zgjuar. E dallon menjëherë kur dikush paguan për shikime false ose përdor bot. Rezultati? Video fshihet. Llogaria ndëshkohet. Para të humbura.
KLIPHIT funksionon ndryshe. Çdo video postohet nga një person real, me llogari reale, me ndjekës realë. Algoritmi e lexon si përmbajtje organike, dhe e shpërndan. Kjo është e vetmja mënyrë që funksionon në 2026.
Në vend të një zëri të vetëm, përmbajtja jote publikohet nga 15, 30 ose 60 njerëz, duke krijuar dhjetëra ose qindra pika të reja kontakti me audiencën.
◈ Njerëz RealëPostimet publikohen nga përdorues realë të TikTok.
◈ VolumNga 30 deri në 300 postime në një promovim.
◈ OrganizimKLIPHIT menaxhon punëtorët, materialet, publikimet dhe afatet.
◈ MonitorimPerformanca e postimeve regjistrohet dhe ndiqet gjatë periudhës së promovimit.
Ti sjell përmbajtjen. Ne i japim shkallë.
Si Funksionon nga Fillimi deri në Fund?
1. Zgjidh PaketënZgjidh SPARK, PUSH ose DOMINATION sipas madhësisë së promovimit që dëshiron.
2. Na Trego Çfarë po PromovonNa dërgon informacionin dhe materialet e nevojshme për promovimin.
3. Ne Organizojmë FushatënKLIPHIT përzgjedh punëtorët dhe përgatit udhëzimet e publikimit.
4. Fillojnë PostimetPunëtorët publikojnë përmbajtjen sipas planit dhe afatit të përcaktuar.
5. Monitorojmë RezultatetPostimet ndiqen gjatë periudhës së matjes dhe rezultatet e promovimit regjistrohen.
Kur blen një paketë, ajo që po blen është volumi i postimeve të përcaktuar në paketën tënde.
SPARK - 30 postime
PUSH - 90 postime
DOMINATION - 300 postime
Nëse për arsye brenda kontrollit tonë nuk realizohet numri i postimeve të përcaktuar, KLIPHIT organizon postime zëvendësuese për të plotësuar promovimin.
Performanca e çdo videoje mund të jetë e ndryshme, por çdo postim i vlefshëm që realizohet sipas fushatës llogaritet në paketën tënde.
Të gjitha paketat përdorin llogari reale TikTok nga njerëz realë. Zero bot. Zero fake. Nëse një video nuk arrin shikimet brenda afatit, ajo video nuk llogaritet dhe punëtori nuk paguhet për të, kjo është garancia jonë e cilësisë.
Zgjidh suksesin dhe bashkoju qindra bizneseve dhe artistëve që po dominojnë TikTok-un me KLIPHIT.