Sa shumë nga ajo që jeni sot është zgjedhur nga ju dhe sa është formuar nga familja, kultura, grupi të cilit i takoni?
Sa herë thoni "jam mirë” kur nuk jeni? Sa herë bëni gjëra jo sepse dëshironi, por sepse pritet nga ju?
Këto janë pyetjet që do t'i eksplorojmë së bashku.
Në bashkëpunim me Mendje, platforma për shëndet mendor në gjuhën shqipe, dhe një psikologe të licencuar, po krijojmë një hapësirë për të folur hapur rreth identitetit social, shprehjes emocionale, presionit kulturor e familjar, stigmës dhe çfarë mund të bëjmë konkretisht për shëndetin tonë mendor.
Eventi fillon me një panel diskutim interaktiv, i ndjekur nga një workshop në grup të vogël (vende të limituara!) me metoda praktike, reflektim të udhëhequr, situata nga jeta reale dhe një ushtrim mindfulness.