Form cover
Page 1 of 1

HR Decode: Gen Z

Ky program është konceptuar dhe ndërtuar nga unë, MSc. Donart Zeqiri, si rezultat i përvojës sime shumëvjeçare në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, konsulencës korporative dhe punës direkte me menaxherë e kompani në tregun tonë.

Programi nuk është thjesht një trajnim teorik mbi Gen Z – ai është një platformë praktike udhëheqjeje dhe zhvillimi profesional, e krijuar për profesionistët e HR-it dhe liderët e ekipeve që duan të kuptojnë, motivojnë dhe mbajnë talentet e gjeneratës së re, duke aplikuar strategji moderne menaxhimi dhe praktika të provuara në terren.

Ky program është ndërtuar mbi përvojën time praktike dhe vizionin për ndërtimin e ekipeve me performancë të lartë në Kosovë, me fokus te tejkalimi i përplasjeve intergjeneracionale, vendosja e kulturës së feedback-ut dhe transformimi i mënyrës se si udhëhiqet në organizatat moderne. Qëllimi im është të kontribuoj në ngritjen e standardeve të lidershipit dhe të krijoj një hapësirë ku njohuria praktike dhe teknikat e reja bashkohen për të formuar udhëheqësit e së ardhmes.

Përmbajtja e Temave Dita 1: Decoding the Gen Z Mindset & Multi-Generational Work
Qëllimi: Kuptimi i psikologjisë, vlerave dhe kontekstit real të Gjeneratës Z në tregun e punës.

Profili dhe Psikologjia e Gen Z: Pritshmëritë për fleksibilitet, transparencë, mirëqenie (well-being) dhe punë me kuptim (purpose-driven work).
Mitet vs. Realiteti: Çmontimi i ankesave të zakonshme ("nuk kanë lojalitet", "duan gjithçka shpejt") dhe shndërrimi i tyre në avantazh strategjik.
Përplasja e Gjeneratave: Si të ndërtohet ura e bashkëpunimit mes Gen X, Millennials dhe Gen Z brenda të njëjtit ekip.
Sfidat e Tregut Local: Qasja ndaj emigrimit të fuqisë punëtore dhe ndryshimi i kulturës tradicionale të menaxhimit.

Aktiviteti: Analiza e konflikteve reale intergjenerationale në ekip dhe identifikimi i pikave të përplasjes mendore.

Dita 2: Modern Leadership, Engagement & Retention
Qëllimi: Përvetësimi i mjeteve praktike të menaxhimit ditor për të rritur angazhimin dhe për të parandaluar largimin e të rinjve.

Kultura e Feedback-ut të Vazhdueshëm: Kalimi nga vlerësimet vjetore te sesionet javore/dypjavore 1-on-1.
Outcomes vs. Hours: Kalimi nga kontrolli i orëve të punës dhe micromanagement te menaxhimi i bazuar në rezultate.
Quiet Quitting & Burnout: Identifikimi i sinjaleve të tërheqjes së heshtur dhe krijimi i një mjedisi psikologjikisht të sigurt.
Rrugëtimi i Rritjes (Upskilling & Micro-learning): Dizajnimi i rritjes së shpejtë profesionale dhe përvojës unike të punonjësit (Employee Experience).

Aktiviteti: Simulimi i një sesioni 1-on-1 për dhënien e feedback-ut konstruktiv dhe trajtimin e kërkesave për rritje të menjëhershme pagash/pozite.

Dita 3: Gen Z Recruitment, Retention Strategy & Action Plan
Qëllimi: Ndërtimi i strategjive të tërheqjes së talentit dhe hartimi i një plani konkret veprimi për organizatën.

Employer Branding për Gen Z: Krijimi i shpalljeve të punës që tërheqin talentet e reja pa u mbështetur vetëm te paga bazë.
Onboarding & Top 90 Days: Dizajnimi i procesit të pranimit që përcakton lojalitetin e punonjësit për periudhën afatgjatë.
Strategjitë e Mbajtjes (Retention Framework): Skemat e motivimit jo-financiar,Reverse Mentoring dhe fleksibiliteti i strukturuar.
Roadmap i Implementimit: Hapat konkretë për përshtatjen e politikave të HR-it dhe trajnimit të menaxherëve të linjës.

Aktiviteti: Workshop praktik për hartimin e një plani 90-ditor për menaxhimin, motivimin dhe mbajtjen e Gen Z në kompani.
Grupi fillon:
03 Dhjetor 2026
Orari
03-04-05 Dhjetore
Orari i ligjeratave
17:30 - 20:00
Lokacioni
Google meet
Numri i vendeve
Numri i vendeve: I kufizuar
👣 Nxito, rezervoje vendin tënd!
Certifikimi
HR & Leadership Specialization: Gen Z Management
Çmimi
Çmimi i trajnimit është 99.00 €
Early Bird
Early Bird - 79.00 €
Pagesa
Pagesë me 2 këste: 50% për konfirmimin e vendit me aplikim dhe 50% në ditën e parë të trajnimit..
WhatsApp / Viber
+383 44 57 99 99

Emri dhe mbiemri

e-mail

Numri i Telefonit (Viber/WhatsApp)

Statusi